Amerikanët gati të sulmojnë Koren e Veriut, furnizojnë bombarduesit e padukshëm B-2 Spirit, çështje orësh lufta! (video)

Bomb1

Aviacioni luftarak amerikanë po nxeh motorët për të luftë! Kështu, para pak orësh aviacioni luftarak amerikanë njoftoi se ka dërguar më shumë se 30 avion bombardues “të padukshëm” të gjeneratës së re, B-2 Spirit, në Koren e Jugut dhe në bazat e saj ushtarake që disponon në Oqeanin Paqësorë për të “qetësuar” situatë dhe për të ndërhyrë në kohë! Padyshim aviacioni amerikanë kur do të sulmoj një objektiv –në rastin konkret Koren e Veriut- ekspozon “trëndafilat” e saj, bombarduesit më të mirë që ka ajo, si dhe çdo aviacion tjetër në botë, duke treguar kështu prestigjin dhe fuqinë e saj. Mësohet gjithashtu se bombarduesit e “padukshëm” të aviacionit amerikanë B-2 Spirit, zhvilluan dhe një stërvitje rutinë mbi hapësirën ajrore të Kores së Jugut, për të treguar se nuk luhet me zjarrin. Për të ekspozuar fuqinë, aftësinë goditëse dhe vendosmërinë e Forcave të Armatosura të SHBA-ve, vetë aviacioni luftarak publikoj një video të filmuar nga kabinat e pilotëve të bombarduesëve të “padukshëm” B-2 Spirit dhe avionëve tanker furnizues në ajër. Për analistët ushtarak është çështje orësh goditja përfundimtare she shkatërruese ndaj Kores së Veriut.

Për më shumë në videon në vijim:

    http://youtu.be/J042-4HOrAc

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.