Fier, flet e ëma e Ilir Karelit: Djali im është vrarë në Greqi, kërkoj drejtësi (Video)

largea__-nena1396127698

Reagon Ministria e Jashtme: Ngushëllimet për humbjen e jetëve. Në Greqi, vijojnë hetimet

Familjarët e Ilir Karelit që u gjet i vrarë në qelinë e burgut në Greqi kërkojnë drejtësi nga shteti. E ema e viktimes pretendon se djali është vrarë dhe kërkon që trupi i tij të sillet sa shpejt në atdhe.

12 vjet pa e parë djalin po e pret të vdekur. Resmie Kume, nëna e Ilir Karelit mes lotëve tregon se ka shkuar disa herë për të takuar djalin ne Greqi, por nuk e kanë lejuar.
E ëma e 42 vjecarit ka vetëm një kerkesë për shtetin.
“Trupi t’i kthehet sa me shpejt dhe te vendose drejtesi.
Familjarët janë të bindur që Ilir Kareli është vrarë nga keqtrajtimet dhe torturat në qelitë e burgut ne shtetin grek.
Ilir Kareli që në fshatin e Zhupan të Fierit njihej si Kudret Kume u gjet i vrarë , mbrëmjen e të enjtes në burgun e Nigritas në Greqi . Më 25 mars Ilia Kareli shqiptari i burgosur vrau me thikë gardianin grek me pretendimin se i ishte mohuar leja për të takuar nënën e semurë.

Greqi, vijojnë hetimet mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar, Ilir Kareli
Në Greqi vazhdojnë hetimet mbi vdekjen e të burgosurit shqiptar, Ilir Kareli, mbrëmjen e të enjtes në burgun e Nigritas. Sipas ekspertëve mjeko-ligjorë, vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të shumta, që ai kishte marrë dhe qe i kane shkaktuar fraktura, përfshirë një thyerje të dërrasës së kraharorit. Pikërisht kjo e fundit ka shkaktuar komplikacione në zemër, që kanë çuar përfundimisht në vdekjen e të burgosurit.Për të saktësuar perfundimisht shkaqet e vdekjes, do të duhet të kryhen edhe analiza histologjike dhe toksikologjike, rezultatet e të cilave do të dalin pas rreth një muaji.Ndërkaq, agjencia greke zyrtare e lajmeve, ANA-MPA, ka cituar kryesindikalistin e gardianëve të burgut të Nigritas, sipas të cilit Kareli ishte goditur para mbërritjes në atë burg.
“I burgosuri kishte shenja goditjesh, kur erdhi në burg. E fotografuam dhe këto fotografi tashmë janë në duart e autoriteteve-ka thënë gardiani dhe ka shtuar, se kur u pyet nëse donte ta çonin për trajtim mjekësor, Kareli nuk pranoi. E vetmja gjë që thoshte vazhdimisht ishte “për të gjitha e ka fajin prokurori, duan litar”-shtoi Gardiani.
Duket se Kareli e kishte fjalën te refuzimi nga ana e prokurorisë, për t’i dhënë Karelit lejen e shumëkërkuar me qëllim që të shkonte e të takonte nënë e tij të sëmurë.Refuzim që u bë shkak për një tragjedi të dyfishtë. Humbjen e dy jetëve njerëzore, të gardianit grek dhe të burgosurit. Kjo e fundit, një vdekje që ka krijuar shumë pikëpyetje edhe në opinionin grek.Gjithë hamendjet pajtohen se Karelin e kanë torturuar gardianët që të hakmerreshin për vrasjen e shokut të tyre. Por fjalen e fundit pritet ta thone konkluzionet e hetimit.

Reagon Ministria e Jashtme: Ngushëllimet për humbjen e jetëve të gardianit të burgut dhe shqiptarit Ilia Kareli
Ministria e Punëve të Jashtme shprehu ngushëllimet për humbjen tragjike të jetëve të gardianit të burgut të Malandrinos në Greqi, Jorgos Cironis, dhe të shtetasit shqiptar Ilia Kareli, që vuante dënimin në këtë burg. MPJ, dënon sulmet ndaj autoriteteve të zbatimit të ligjit, sikundër çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë, që kryejnë dënimin në burgjet e Greqisë. Ajo inkurajon dhe kërkon nga autoritet greke zbardhjen e plote të ngjarjes, çka do të mundësonte venien përpara drejtësisë të përgjegjësve. Ndërsa pritet zbardhja e raportit mjeko-ligjor, kërkohet përmes Ambasadës tonë në Athinë dhe Konsullatës në Selanik që të ndiqet nga afër dhe në rrugë institucionale situata.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.