Francë, 4 marinarë shqiptarë, peng që prej 1 muaji (Video)

ania

Autoritetet franceze kanë bllokuar një anije që prej afro një muaji, në të cilën ndodhen 4 marinarë shqiptarë nga Durrësi. Anija në fjalë, mban emrin “River King” dhe lundron nën flamurin e shtetit të Belizesë, i cili ndodhet në Amerikën Qendrore, raporton “Basse-Normandie”. Sipas autoriteteve franceze, ajo ka mbërritur në brigjet e Francës që më 15 maj të këtij viti dhe qëndron e bllokuar për shkak të parregullsive financiare. Katër shqiptarët, të cilët kanë rreth një muaj të bllokuar në Francë, janë: Luan Seiko, kapiteni i anijes, Ylber Gjika, Endri Vrushaj dhe Eqerem Elezi. Anija iu nënshtrua një kontrolli të imtësishëm nga organet kompetente të portit të Granville, i cili ndodhet në perëndim të Francës, në kanalin anglez. Ajo është e ngarkuar me 900 ton zhavorr dhe është e bllokuar për shkak të parregullsive financiare dhe çështjeve teknike, që lidhjen me ndotjen. Bllokimi i saj është bërë, pasi janë konstatuar 15 mangësi të ndryshme nga regjistri detar dhe është kualifikuar ne mjetet detare që nuk lejohet te ankorohet ne portet evropiane. Sipas konstatimeve të para, Drejtoria e Ujërave Detare, (DIRM), konfirmoi se anija kishte edhe parregullsi financiare, dhe se marinarët shqiptarë kishin më shumë se tre muaj pa marrë pagat. Kjo është hera e tretë që “River King” ndalohet për parregullsi muajt e fundit./LajmeFlash.net/

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.