Greqi: Helm në pijet e supermaketeve

48ac0247a00eeb1ee551fc0c8fe43679

Organizata terroriste FAI/IRF ka derguar nje pako me përmbajtje të rrezikshme në agjencinë e lajmeve greke Zougla.gr.

Media ben me dije se ne të ndodheshin 2 kanace pijesh freskuese të mbushura me acid klorhidrik, lende qe sipas policise eshte vdekjeprurese per kedo qe e konsumon.

Pakoja ishte shoqëruar me një mesazh ku kërcënohej qeveria greke për politikat e saj varfëruese, por edhe kompanitë shumëkombëshe, që sipas terroristëve fitojnë shuma marramendëse në kurriz të popullit të varfra.

Organizata paralajmëron se ka futur helmin në disa shishe pijesh, të cilat do të vendosen në supermarketet e Athinës dhe Selanikut. Antiterrori ka nisur hetimin per kete ceshtje shume serioze.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.