Kurat popullore që shërojnë të gjitha sëmundjet e stomakut

timthumb (3) (1)

Ka fruta të cilat rekomandohen nga Mjekësia Popullore edhe për kurimin e sëmundjeve më të rënda, si ato të zemrës, stomakut, tensionii, anemisë, kancerit. Nuk mungojnë as ato kura të cilat shërbejnë për kurimin e sëmundjeve të stomakut. Ajo që është më e rëndësishme, mbi të cilën bien dakord, si Mjekësia Popullore, ashtu edhe ajo moderne e ditëve të sotme, lidhet me faktin se në tryezën tonë nuk duhet të mungojnë në asnjë vakt frutat. Larmia e tyre duhet të jetë e madhe, kjo edhe për faktin se organizmi i njeriut asimilon gjithçka, duke i shndërruar ato në vitaminat dhe karbohidratet bazë për mirëfunksionimin e të gjitha organeve.

Këshillat e mjekëve, përgatitja dhe përdorimi i kurave popullore

Sëmundjet e stomakut janë të shumta dhe të ndryshme. Për mjekimin e tyre mjekësia popullore ju vjen në ndihmë me disa kura popullore, të cilat mund t’i përgatitni lehtësisht. Stomaku gjendet në pjesën e sipërme të barkut, nën brinjë dhe diafragmë, dhe lidhet me gurmazin dhe zorrët si një kanal i përbashkët, i cili vazhdon deri në anus. Stomaku ka formën e një qeseje, ndërsa madhësia e tij ndryshon sipas moshës dhe gjinisë. Stomaku është në gjendje të zgjerohet dhe të mbajë lëndë ushqimore në sasi deri në disa litra. Mjekët popullorë kanë shpjeguar sëmundjet që shfaqen në stomak, si dhe kurat popullore për shërimin e tyre.

Çfarë sëmundjesh mund të shfaqen në stomak?

Në stomak mund të shfaqen disa lloje sëmundjesh si gastrit akut dhe kronik, ulcera dhe hiperacidet. Në sëmundjen e gastritit akut, cipa e stomakut infektohet, pezmatohet. Gjithashtu, cipa e stomakut, dobësohet nën veprimin e mikroorganizmave, nga substancat kimike, nga ushqimet e prishura dhe sidomos kur veprohet kundra rregullave të higjienës.

Si ndikon ushqyerja në gastritin akut?

Mënyra e të ushqyerit dhe ushqimi që konsumon çdo njëri është janë shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Ngrënia e tepruar, mospërtypja mirë e ushqimit nga goja, kur përdoren ushqime të rënda, të nxehta, të ftohta, ngacmuese, shumë të ëmbla, mish, peshk, patate, perime të kalbura, duhan, alkool, hudhra, kafe, salcë, shkaktojnë gastrit akut. Gastriti akut ka këto shenja dobësim trupor, të vjella, dhimbje në pjesën e sipërme të barkut, ndjesi thartire dhe djegie në stomak. Gastriti kronik është pezmatimi i stomakut për një kohë të gjatë, si pasojë e proceseve akute, sidomos kur stomaku rëndohet me ushqime të tepërta, të nxehta dhe të forta. Sëmundja shkaktohet nga humbja e oreksit, të vjellat, rëndimi i ushqimit në bark, thartia në stomak, dhimbjet e kokës, etj. Ulcera e stomakut shkaktohet si pasojë e gastritit kronik, ku zhvillohen puçrra në cipën e stomakut, ose në pjesën fillestare të zorrës së hollë (duoden). Kjo është një sëmundje nga e cila stomaku preket më shpesh.

Djathë dhe qumësht

Për ulcerën në mjekësinë popullore përdoret kjo metodë kurimi. Merrni 1 kg djathë të ri pa kripë, 1 kg qumësht të zier dhe të ftohtë. I përzieni bashkë derisa të formohet një formë kremi. Përgatesën e mbani në një enë plastike në frigorifer dhe e konsumoni çdo vakt nga një lugë gjelle para buke.

Nenexhik

Një lugë çaj nenexhik i copëtuar e vendosni në një copë leukoplasti, të cilin duhet ta ngjisni mbi kërthizë. Leukoplastin duhet ta mbani aty për disa orë derisa t’u pushojë dhimbja e barkut nga shqetësimet e stomakut.

Lakra turshi

Lëngu i lakrave turshi ka dhënë rezultate të mira për sëmundjet e stomakut dhe për ulcerën. Ky lëng duhet të pihet çdo 2 orë nga 1 lugë gjelle për 1-2 muaj rresht. Gjatë këtij mjekimi nuk duhet të pihen pije alkoolike dhe duhan, kurse qumësht dhe lëngje frutash mund të pini sipas dëshirës.

Panxhari i kuq

Për shërimin e stomakut, merrni 50 gr lëng panxhar të kuq, 50 gr lëng patatesh të shtrydhura, 50 gr lëng boronicë. Këto përzihen në një enë dhe lihen aty për 7 ditë rresht. Ky lëng përdoret për mjekimin e gastriteve, hiperacideve, si dhe për shërimin e ulcerave në stomak e duoden.

Përzierje bimësh

Për mjekimin e gastriteve hiperacide përdoret kjo kurë. Merrni 10 gr rrënjë çikoreje, 10 gr fruta të dëllinjës së zezë, 30 gr hithra gjethe, 30 gr bar pelini. Merrni 2 lugë çaj nga kjo përzierje dhe e valoni më 1 gotë ujë për 15 min. Ky çaj pihet nga 2 gotë çaji në ditë.

Lule basani

Në 2 litra ujë hidhni 3-4 lule basani të thara e të grimcuara. Këto i zieni për 20-30 minuta. Pasi përgatesa të ftohët e kulloni dhe shtrydhni. Çaji pihet gjatë ditës nga 1 ose 2 gotë ujë, pak i vakët dhe i ëmbëlsuar sipas dëshirës.

Majdanoz

Merrni 1 lugë gjelle majdanoz, po 1 lugë gjelle rrënjë grami dhe një dorë mustaqe misri. Përzierjen e zieni për me 3 gota uji për 15-20 minuta. Përgatesa pihet 2 herë në ditë nga 1 gotë e gjysmë uji para buke për 5-6 ditë rresht.

Raki

Për mjekimin e ulcerës, merrni çdo mëngjes esëll 30-40 gr raki rrushi të fortë 19 gradë. Kjo pihet me gllënjka. Gjysmë orë pas pirjes së rakisë hani 1 lugë gjelle me mjaltë, kurse në darkë para gjumit, merrni 1 lugë gjelle me vaj lule basani. Mjekimi vazhdon për 30-40 ditë.

Hudhra

Njerëzit që konsumojnë shumë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë të butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj.

Kura të dobishme për ulcerën e stomakut

Personat më të prekur nga sëmundja e ulcerës në stomak janë pikërisht meshkujt. Ende nuk dihet shkaku i vërtetë i shfaqjes së saj. Por, meqenëse ulcera në më të shumtën e rasteve është e pranishme te personat që konsumojnë pije alkoolike, mendohet se mund të jetë kjo arsyeja, pse ajo është më e përhapur te meshkujt. Njerëzve që vuajnë nga ulcera në stomak nuk u rekomandohet të pinë kafe. Konsumimi i saj do të ishte e dëmshme për shëndetin e tyre. Gjithashtu, nuk u këshillohet përdorimi i aspirinave. Njerëzit që konsumojnë alkool dhe që vuajnë nga kjo sëmundje duhet të tregojnë një kujdes të veçantë. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezikë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.

Mjalti

Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulcerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Ky përfundim u bë i ditur pas shpalljes së rezultateve të një studimi të kryer në Zelandën e Re. Në të morën pjesë më shumë se 2000 pjesëmarrës, në të cilin u vërtetuan efektet pozitive të tij. Mjalti kishte në përbërje të tij elemente, të cilat kishin efekt rigjenerues, sidomos te plagët. Ai i pastronte ato dhe i mbronte nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji këtyre gjetheve duke u përzier me një sasi mjalti duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë çdo mëngjes.

Çfarë duhet të kenë kujdes personat që vuajnë nga stomaku

Alkooli

Personat që prekën më shpesh nga sëmundja e ulcerës në stomak janë meshkujt. Kjo vihet re sidomos të ata që konsumojnë në mënyrë të rregullt pijet alkoolike. Ende nuk është zbuluar së cilat janë shkaqet.

Aspirina

Njerëzit që vuajnë nga ulcera në stomak dhe që janë përdorues të pijeve alkoolike duhet të tregojnë kujdes. Alkooli i marrë me aspirinën ose analgjezitë të ngjashëm rrit rrezikun për gjakrrjedhje nga stomaku.

Kafeja

Të sëmurëve, që vuajnë nga ulcera në stomak, u ndalohet rreptësisht pirja e kafesë. Madje, nuk u rekomandohet të konsumojnë as produkte që kanë në përbërje të tyre kafenë. Konsumimi i saj çon në keqësim të shëndetit.

Ulliri veti kuruese për stomakun

Jo më kot, ulliri është cilësuar si një ndër bimët mrekulluese. Gjethet e ullirit dhe lëvoret e degëve përmbajnë taninë dhe kanë shije të hidhur. Ato kanë veti rrudhëse, tonike dhe antipiretike. Përdoren me rezultate shumë të mira kundër arteriosklerozës, tensionit të lartë të gjakut dhe në rastet e sëmundjeve me temperaturë. Ato kanë veti direkte dhe pakësojnë sasinë e sheqerit në gjak.

Kuron

1-Arteriosklerozën
2-Tensionin e lartë
3-Ul temperaturën e lartë
4-Pakëson sasinë e sheqerit në gjak
5-Rregullon metabolizmi
6-Rekomandohet për ekzemat në lëkurë

Bananet ulin aciditetin e stomakut

Bananet janë shumë të rëndësishme në përdorimin kundër hemorragjisë cerebrale, po ashtu ato ulin tensionin e lartë, ulin aciditetin e stomakut, si dhe ndihmojnë kundër diarresë. Në qoftë se vuani nga tensioni i lartë, duhet të mendoni gjithmonë për frytin tropikal të bananes. Dielli është ai që ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij. Studimet kanë treguar se banania është një frutë shumë e pasur me kalium, dhe si e tillë ajo ndihmon në uljen e rrezikut të hemorragjisë cerebrale. Banania është burim kaliumi, një frutë e tillë ka 396 miligramë ose 11 për qind të mineraleve të nevojshme të një dite. “Dy deri tre banane në ditë janë optimale”, thotë Biofisikanti David Young. Nëpërmjet kësaj frute ndodh ulja e ndjeshme, që shkakton kundër aciditetit të lartë në stomak. Banania mbron stomakun, pasi arrin të bllokojë bakteret që mund të jenë aktive në të.

Kuron

1-Ulin tensionin e lartë
2-Janë kundër diarresë
3-Ul rrezikun e hemorragjisë cerebrale
4-Banania mbron stomakun

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.