Lajm i fundit, Greqi: Të burgosurit shqiptar luftë me të burgosurit, 1 irakian i vdekur 3 të plagosur!

OLYMPUS DIGITAL CAMERA

Një i burgosur nga Iraku ka mbetur i vdekur për pasoj të përleshjes së egër midis bandash të burgosurish në burgun e Grevenas në Greqi.
Ngjarja u shënua para pak çastesh. Një grup të burgosurish shqiptar, pasi ishin grindur me një grup tjetër të burgosurish nga vendet arabe, vendosën t’i ndajnë diferencat e tyre me përleshje, ku të burgosurit shqiptar nuk kanë ngurruar të sulmojnë me një thikë provizore të krijuar në burg, me të cilën kanë vrarë një irakian dhe kanë plagosur tre të tjerë.
Të plagosurit u transferuar urgjentisht në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit të Grevenas, ndërsa forca të shumta policore kanë shkuar në burg ku dhe po kryejnë kontrolle të imta.

Policia nuk ka dhënë ende të detaje rreth kësaj ngjarje të rëndë, por bëri me dije se para një jave kishte patur një mgjarje analoge me 7 të burgosur të plagosur rëndë. Nga kontrolli që u krye nga policia u sekuestruan 25 thika provizore dhe 42 telefona celularë./LajmeFlash.net/

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.