Mjekët verbuan vajzën dhe i dëmtuan 90% të lëkurës

foto (4)

Familja e një vajze adoleshente ka arritur të përfitojë një shpërblim prej 109 milionë dollarësh pas një trajtimi të bërë ndaj saj me një ilaç me emrin “Motrin” me në bazë ibuprofen, çka bëri që e mitura të pësojë dëmtime në tru, të dëmtojë 20% të mushkërive, të verbohet dhe të humbasë 90% të lëkurës.

Samantha Reckis ishte 7 vjeç, kur iu dha “Motrin”, pasi vuante nga një alergji në lëkurë, ndërsa nga përdorimi i këtij mjekimi, e mitura kaloi në verbim dhe humbi 90% të lëkurës së saj.

Familja ngriti padinë në vitin 2007 ndaj mjekëve dhe kompanisë, duke pretenduar se kompania që tregtonte këtë medikament nuk i kishte paralajmëruar klientët për rreziqet dhe efektet e tij të mundshëm.

Vajza u dërgua në spital prej një skuqje të lehtë në lëkurë, por pas përdorimit të medikamentit pësoi një reaksion të rëndë duke e lënë të verbër dhe me lëkurë të copëtuar.

Nga ana e tyre mjekët argumentuan se nuk u kishte ndodhur asnjëherë një situatë e tillë, por se nga ana e kompanisë nuk ishin sqaruar rastet kur ky medikament mund të shkaktonte efekte të tilla./

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.