Rruga e Arbërit, Rruga e dytë e Kombit! Distanca Shkup – Tiranë shkurtohet me 103 km

9f

Kryeministri në detyrë, Sali Berisha, me anë të një publikimi të tij në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, ka delaruar zgjidhjen dhe financimin e plotë të Rrugës së Arbrit, duke e quajtur atë dhe Rrugën e dytë të Kombit.

Berisha shkruan se kompania CSCEC ka paraqitur një ofertë për ndërtimin e plotë të 27 km të Rrugës së Arbrit që kanë mbetur pa u ndërtuar. Oferta përfshin ndërtimin e tunelit të Qafë Murrizit dhe Urën e Vashës.

Nëpërmjet mesazhit të tij në “Facebook”, Berisha shprehet se, kompania e ndërtimit nr.1 në Kinë por dhe në botë do bëjë vetë financimin e plotë (koncension) ose të pjesshëm të ndërtimit të rrugës me një kredi që qeveria kineze i akordon asaj për këtë vepër.

Sipas Berishës, me ndërtimin e tunelit te Murrizit, distanca midis Shkupit dhe Tiranës shkurtohet me 103 km, kurse ajo midis Peshkopisë, Bulqizës dhe Tiranës bëhet përkatësisht 60 dhe 30 min.

“Zgjidhet financimi dhe ndërtimi i plotë i Rrugës së Arbërit!

Ja se çfarë shkruan kryeministri në detyrë Sali Berisha:

Të dashur miq, pas mbi një vit tratativash me autoritetet kineze, kompania e ndërtimit nr.1 në Kinë por dhe në botë CSCEC, paraqiti një ofertë për ndërtimin e plotë të 27 km të rrugës së Arbërit që kanë mbetur pa ndërtuar, përfshirë këtu tunelin e Qaf Murrizit dhe Urën e Vashës. Kompania do bëjë vetë financimin e plotë (koncension) ose të pjesshëm të ndërtimit të rrugës me një kredi që qeveria kineze i akordon asaj për këtë vepër. Sipas një opsioni tjetër, qeveria shqiptare mund të bëhet bashkëfinancuese me shumën 70 milion euro. Në të dy rastet, pala shqiptare duhet të marrë përsipër pagesën e përvitshme të fitimit të munguar nga trafiku për vitet e nxjerrjes së investimit nga kompania. Oferta, në çdo aspekt, është shumë e leverdisshme. Ajo nuk rrit borxhin publik. Mbi bazën e saj, sipas ligjit do hapet së shpejti tenderi ndërkombëtar.

Rruga e Arbërit është rruga e dytë e kombit. Me ndërtimin e tunelit të Murrizit distanca midis Shkupit dhe Tiranës shkurtohet me 103 km, kurse ajo midis Peshkopisë, Bulqizës dhe Tiranës bëhet përkatësisht 60 dhe 30 min. sb”, shkruan kryeministri Berisha në “Facebook”.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.