Vetëvritet një vajzë 11 vjeçare në Prishtinë

14_01_14_33365_a

Një vajzë 11 vjeçare (F.J), nxënëse e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina”, është vetëvrarë dje në banesën e saj në lagjen Ulpiana në Prishtinë.
Siç mëson reporteri.net, vajza e cila në atë kohë po qëndronte vetëm në banesë, është gjetur nga familjarët e saj, e varur me një shallë në radiatorët e nxehjes. Informata është konfirmuar për reporteri.net edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë e kanë proceduar si vdekje të dyshimtë, ndërsa shkaqet pritet t’i konstatojë mjekësia ligjore e cila i ka bërë obduksionin trupit të pajetë.

Gjithashtu burime të reporteri.net në shkollën “Hasan Prishtina”, ku e ndjera ka ndjekur mësimet, bëjnë të ditur, për një vajzë të shkëlqyer në mësime dhe në sjellje.

Trupi i pa jetë i vajzës, është varrosur sot në fshatin e origjinës, Bradash të Podujevës.

Më poshtë, mund të KOMENTONI në lidhje me artikullin.